Maurizio Sarri do të rikthehet në stol sezonin e ardhshëm. Trajneri italian qëndron pushim prej gushtit të vitit të kaluar, kur Juventusi vendosi ta shkarkojë.
Shumë është përfolur rreth skuadrës së ardhshme, që do të jetë sërish italiane. Corriere dello Sport raporton se 62-vjeçari do të marrë drejtimin e ekipit verdhekuq.
Pronarët amerikanë të klubit kryeqytetas, kanë zgjedhur Sarrin si trajnerin e ri të skuadrës. Akordi mes palëve është arritur dhe ky i fundit do të zëvendësojë Fonsecan në stol.
Roma do të jetë ekipi i katërt që do të drejtojë Sarri në Serie A. Më parë ka qenë trajner i Empolit, Napolit dhe Juventusit. /abcnews.al