Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Shijak pas thirrjes publike që i bërë mbrëmë Arben Meçe që të shikonte gjendjen atje.
Rama vizitoi disa nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti duke takuar edhe banorët, të cilët i shprehën shqetësimin për banesat e tyre.
Gjatë takimeve nuk kanë munguar batutat e shkëmbyera mes tij e banorëve, ndërkohe që gratë që e kanë takuar nuk i kanë kursyer lavdet e madje edhe puthjet.
I tillë ishte edhe rasti me një grua që më parë, teksa Rama sqaronte një nga banorët i prekte dorën. Më pas, nuk nguroi t’i kërkonte leje për ta përqafuar.
“Avash se me myte, shih ç’më bërë, je ly sot gjithë ditën dhe ma hodhe gjithë suvanë mua tani”- tha Rama, teksa pastronte pardesynë e zëzë që iu bë gjithë make up.
Një tjetër grua e thirri Ramën nga ballkoni duke i kërkuar që të shkonte për të parë dëmet në shtëpinë e saj.
“O vdeksha unë për ty, mos ki merak, por kujdes se mos na bish e do thonë e rrëzoi Rama”, tha kryeministri. /abcnews.al