Avancojnë punimet në Teatrin Kombëtar/ Rama: Faza e re e ndërtimit, i jep jetë projektit të Bjarke Ingles

schedule14:25 - 15 Shtator, 2024

schedule 14:25 - 15 Shtator, 2024

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë ka hyrë tashmë në një fazë të re ndërsa punimet kanë avancuar.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje të punimeve.

“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ka hyrë në një fazë të re që mundëson tanimë një ritëm më të shpejtë, për t’i dhënë jetë projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels  dhe studios së tij prestigjioze BIG, duke i shtuar Tiranës jo vetëm teatrin e munguar të standardeve europiane, po edhe një tjetër xhevahir të arkitekturës bashkëkohore europiane” shkruan kryeministri Rama.

/abcnews.al