Ava Max rrëfen historinë e familjes: Kur isha në kopësht, nuk dija anglisht

schedule09:30 - 28 Mars, 2021

schedule 09:30 - 28 Mars, 2021

Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka arritur të korrë një sukses ndërkombëtar. Këngëtarja operon dhe vepron në SHBA, ku dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme.

Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, ka folur për origjinën e saj gjatë një interviste për “Spout Podcast”. Ajo u shpreh se vëllai i saj kishte lindur në Shqipëri dhe prindërit ishin larguar për në Francë nga periudha e komunizmit.

Ava Max: Heaven & Hell review – turbo-charged 2010s pop joy | Pop and rock  | The Guardian

Qëndruan në Francë për një vit, ishte qesharake, vëllai im filloi të flasë frëngjisht dhe unë pothuajse do të kisha lindur në Francë, dhe mund të isha një foshnjë franceze. Dhe kjo do të ishte e lezetshme, mund të kisha ngrënë briosh që nga lindja.

Por babai im donte të vinte këtu. Unë kam lindur në Wisconsin. Ata dinin shqip vetëm kur linda, kështu që unë fillimisht dija vetëm shqip. Kur shkova në kopsht, nuk dija anglisht. Ndoshta vetëm përshëndetje. Kisha një mësues për anglishten deri në klasën e tetë.”, tha ajo. /abcnews.al

Ava Max on TIDAL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!