Ava Max reagon për peticionin drejtuar “Apple”: Krenare për gratë e forta shqiptare

schedule10:13 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:13 - 21 Korrik, 2020

Shumë artistë shqiptarë u bënë bashkë për peticionin drejtuar kompaninë Apple, për të përcaktuar qartë kufijtë e Kosovës me Serbinë në hartën e “Apple Maps”. Mijëra persona kanë firmosur peticionin, pasi vija që tregon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e Apple është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Dua Lipa, Rita Ora, Capital T, Dafina Zeqiri dhe shumë artistë të tjerë reaguan përmes rrjeteve sociale mbi peticionin, duke bërë thirrje për korigjimin e hartës. Së fundmi, ka reaguar dhe këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton në SHBA, Ava Max e cila përmes një postimi në Instastory shkruan se ndihet krenare për këtë iniciativë që kanë ndërmarrë artistet shqiptare.

“Një duartrokitje për të gjitha artistet e forta shqiptare, të cilat po bëjnë më të mirën e tyre në këtë kauzë. @Ritaora @Dualipa @notnjomza @eraistrefi @beberexha dhe shumë e shumë të tjerë. Krenare për prejardhjen time dhe femrat e pavarura, pasionante dhe të forta që e përfaqësojnë atë.“, ka shkruar Ava. /abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!