Autostrada Tiranë – Durrës, bllokohet qarkullimi i automjeteve

schedule16:46 - 13 Shkurt, 2019

schedule 16:46 - 13 Shkurt, 2019

Që nga e enjtja në orën shtatë të mëngjesit, Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë të ditur se në segmentin nga Tirana deri tek kthesa e Rinasit, do të punohet për ndërtimin e pusetave hyrëse dhe dalëse të dy tombinove për kullimin e ujërave.

Ndërsa në segmentin rrugor Tiranë – Kamëz do të realizohet riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara.  Gjatë kryerjes së punimeve në segmentin e parë, trafiku do të devijohet në rrugë dytësore.

Ndërsa në segmentin e dytë qarkullimi i automjeteve do të kufizohet në një korsi. Punimet parashikohet të zgjasin deri më 17 Shkurt./abcnews.al