Autorja Hillary Mandel, argumenton se Princi George nuk do të kurorëzohet kurrë mbret, që do të thotë se kanë mbetur vetëm dy breza të gjakut blu britanik.
“Është shumë e vështirë të kuptosh arsyen e monarkisë në botën moderne, kur njerëzit i shohin anëtarët e familjes mbretërore si të famshëm” tha romancierja 69-vjeçare Hillary Mandel, e cila është e njohur mirë me pallatin.
Pavarësisht përkushtimit të treguar nga Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles, Hillary Mandel beson se monarkia nuk do të mbijetojë.
“Mbretëria është aq e vjetër sa ka një dimension shenjtërie” vëren ajo. E pyetur se sa beson se institucioni i monarkisë mund t’i rezistojë kohës, Hillary Mandel përgjigjet vetëm për dy breza të tjerë dhe nëse është kështu, do të thotë që Princi George nuk do të kurorëzohet kurrë mbret.
Një zëdhënës i Pallatit, megjithatë, nuk pranoi të komentojë. Vlen të përmendet se Princi William dhe gruaja e tij, Kate Middleton, diskutuan në moshën shtatë vjeçare me Princin George se ai kishte një rol dhe detyra të veçanta si trashëgimtari i ardhshëm i fronit.
Megjithatë, burime pranë Pallatit theksojnë se William dhe Kate kanë zgjedhur një jetë sa më normale për fëmijët e tyre./ Abcnews.al