Autorizimi për negociatat me Greqinë/Meta i përgjigjet Bushatit

schedule13:05 - 7 Mars, 2018

schedule 13:05 - 7 Mars, 2018

“Çdo gjë në kohën e duhur”, thotë Presidenti Ilir Meta, i pyetur për deklaratat e bëra nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme. Një ditë më parë, Ditmir Bushati u shpreh se Kreu i Shtetit do marrë përgjigje shteruese për pikëpyetjet e ngritura para dhënies së autorizimit për negociatat me Greqinë.

“Nuk e di nëse zoti Bushati ka qenë tek shkolla “Fan Noli”. Por mendoj që shkolla “Fan Noli” na ka mësuar gjithmonë që çdo gjë në kohën e duhur.”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu përgjigj gazetarëve, të cilët pas aktivitetit me rastin e ditës së mësuesit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë e pyetën për deklaratën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, rreth autorizimit që duhet të japë kreu i shtetit për të negociuar me Greqinë marrëveshjen për detin.

“ Grupet e punës po punojnë sëbashku. Mendoj që të gjitha çështjet që janë ngritur nga ana e Presidentit do të marrin përgjigje shteruese sepse është normale që për një proces delikat sic është procesi që ne do të hyjmë së shpejti me Greqinë pas marrjes së autorizimit nga ana e Presidentit. Duke qëne se ky proces të shkuarën ka pasur edhe aksidentet e tij, ne duam që nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare të kemi një qasje sa më solide dhe të shuajmë çdo pikëpyetje të mundshme.”

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, deklaroi se nuk ka një datë fikse për firmosjen e marrëveshjes për detin me Greqinë megjithatë nuk mohoi nënshkrimin e saj në muajin Prill, kur dhe është paralajmëruar takimi i kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, me kryeministrin shqiptar, Edi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!