Autoriteti Kombëtar Palestinez (PNA) i Abu Mazen ka hedhur poshtë planin e qeverisë së Benyamin Netanyahut për periudhën e pasluftës në Gaza.
Zëdhënësi Nabil Abu Rudeina tha se “Gaza do të jetë vetëm pjesë e shtetit të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet dhe çdo plan tjetër do të dështojë.
“Izraeli nuk do të ketë sukses në përpjekjet e tij për të ndryshuar realitetin dhe demografinë e Gazës. Nëse bota dëshiron siguri dhe stabilitet në rajon, ai duhet t’i japë fund okupimit dhe të njohë shtetin e pavarur palestinez“, u shpreh zëdhënësi./abcnews.al