“Autoritetit të Dosjeve nuk i është bërë kërkesë për informim,” Partia e Lirisë: Gjeni urgjentisht kush është I.M?!

schedule15:30 - 27 Korrik, 2022

schedule 15:30 - 27 Korrik, 2022

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka deklaruar, përkundër asaj që është bërë publike, Autoriteti i Dosjeve nuk ka informuar Ilir Metën për asgjë rreth shfaqjes së emrit të tij në arkivat e ish-sigurimit të shtetit. Kjo pasi, sipas Partisë së Lirisë, ish-kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë kërkesë për informim në drejtim të Autoritetit të Dosjeve.

Dhe, sipas Cakës, Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, Metës një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, vendimi provon se Ilir Rexhep Meta, nuk ka lidhje me shtetasin I.M. që përmendet në dosje. Partia e Lirisë i ka bërë thirrje Autoritetit të Dosjeve që të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.”

DEKLARATA

“Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se: Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M. Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!