Autoritetet spanjolle evakuuan rreth 500 persona për shkak të rrezikut nga zjarri

schedule15:16 - 15 Korrik, 2023

schedule 15:16 - 15 Korrik, 2023

Autoritetet spanjolle kanë evakuuar paraprakisht rreth 500 njerëz për t’i mbrojtur ata nga zjarri që shpërtheu në ishullin Kanarie të La Palma.

Presidenti rajonal i Ishujve Kanarie, Fernando Clavio, tha se zjarri kishte shkatërruar të paktën 11 shtëpi dhe paralajmëroi se numri i të evakuuarve mund të rritet.

“Me burimet që po shpërndajmë, ne shpresojmë që ta marrim zjarrin nën kontroll sot, por erërat po ndryshojnë,” tha ai.

Clavio shtoi se priten erë e fortë, e cila e kombinuar me tokën e thatë dhe mungesën e shiut e bën “situatën më të komplikuar”.

Ushtria spanjolle ka vendosur 150 zjarrfikës të saj për të ndihmuar ekuipazhet lokale të luftojnë zjarrin. Më shumë zjarrfikës lokalë po mbërrijnë me varkë nga ishulli fqinj i Tenerife.

Zjarri po digjet në anën perëndimore të ishullit në terrene të pyllëzuara, kodrinore, të mbushura me shtëpi, të cilat kanë marrë shi mbi mesataren këtë vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!