Autoritetet lituaneze u bëjnë thirrje qytetarëve të hedhin telefonat kinezë

schedule18:42 - 22 Shtator, 2021

schedule 18:42 - 22 Shtator, 2021

Konsumatorët duhet të hedhin telefonat e tyre kinezë dhe të shmangin blerjen e atyre të rinj, ka paralajmëruar Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë.

Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularët 5G nga prodhuesit kinezë. Ai pretendonte se një telefon Xiaomi kishte mjete të integruara të censurës, ndërsa një model tjetër Huawei kishte të meta sigurie.

Huawei tha se asnjë e dhënë e përdoruesit nuk dërgohet nga jashtë dhe Xiaomi sqaroi se nuk censuron komunikimet.

“Rekomandimi ynë është që të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hidhni ata që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha zëvendësministri i Mbrojtjes Margiris Abukevicius. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!