Autoritetet kineze kanë nisur hetimet ndaj disa pjesëmarrësve në protestat kundër koronavirusit të fundjavës. Në një rast, një oficer policie në kryeqytetin kinez kërkoi që një protestues të paraqitej në stacionin e policisë të martën për të dorëzuar një procesverbal me shkrim të aktiviteteve të tij të dielën mbrëma.
Në një tjetër incident, një universitet kontaktoi me një student dhe e pyeti nëse ishte në zonën ku ndodhën ngjarjet dhe të jepte një raport me shkrim.
“Ne të gjithë po fshijmë në mënyrë të dëshpëruar historinë tonë të bisedave,” tha për Reuters një protestuese nga Pekini, e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj.
Pakënaqësia e madhe për politikat strikte të parandalimit të koronavirusit tre vite pas pandemisë shkaktoi protesta më të gjera në qytetet mijëra kilometra larg njëri-tjetrit në fundjavë.
Vala më e madhe e mosbindjes civile në Kinën kontinentale që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë, vjen pasi numri i rasteve të COVID-it ka shënuar rekorde dhe pjesë të mëdha të disa qyteteve po përballen me bllokime të reja.
COVID vazhdon të përhapet pavarësisht përpjekjeve të shumicës së 1.4 miliardë njerëzve të saj për të parandaluar transmetimin, duke miratuar një politike zero-COVID.
Bllokimet kanë përkeqësuar një nga ngadalësimet më të mprehta të rritjes që Kina ka pësuar në dekada, duke ndërprerë zinxhirët globalë të furnizimit dhe duke trazuar tregjet financiare.
/abcnews.al