Autoritetet greke nën akuzë, nuk kanë numër të saktë për të zhdukurit

schedule12:57 - 29 Korrik, 2018

schedule 12:57 - 29 Korrik, 2018

Në Greqi vijojnë të rriten pakënaqësitë e qytetarëve të rajonit të Atikës ndaj autoriteteve. Tashmë ka kaluar një javë nga tragjedia dhe akoma nuk është dhënë një numër i saktë për personat e shpallur të zhdukur.

Ka kaluar një javë, që prej zjarrit vdekjeprurës që shkrumboi zonën lindore të Atikës në Greqi, duke lënë 88 persona të vdekur dhe qindra të plagosur. Por drama njerëzore nuk përfundon me kaq. Çdo minutë që kalon shuan dhe më tej shpresat e ekipeve të kërkim-shpëtimit për të gjetur personat e zhdukur. Ndërsa asnjë autoritet, asnjë organ nga qeveria nuk ka vendosur një numër të saktë të tyre.

Prej momenteve të para, zyra e zjarrëfikësve ka marrë përsipër rolin e regjistrimit dhe mbledhjes së të dhënave për personat e zhdukur. Ministri i Mbrojtjes Qytetare në Greqi në konferencë për shtyp me autoritetet kompetente, konfirmoi se kjo formë po funksionon. Megjithatë asnjë nuk përmend subjektin dhe numrin e saktë të personave të zhdukur. Toskas përdori fjalën “dhjetëra”, por tashmë ka kaluar një javë dhe ende nuk është dhënë një numër i saktë.

Kërkimi për personat e pagjetur tashmë bëhet vetëm me iniciativa private. Është krijuar dhe një platform në internet, ku të afërmit mund të japin informacion rreth familjes së tyre dhe personave që kërkojnë. Ata kanë tentuar të vihen në komunikim me Departamentin e Zjarrfikësve, por përgjigja që kanë marrë ishte: “Nuk mund t’iu japim asnjë informacion”. Ndërkohë, kërkimet për të zbuluar fatin e personave të zhdukur vijojnë pa ndërprerje në tokë dhe det./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!