Autoritetet e Maltës shpëtojnë 100 emigrantë të nisur nga Libia

schedule13:01 - 22 Gusht, 2018

schedule 13:01 - 22 Gusht, 2018

Një anije e forcave të armatosura të Maltës ka shpëtuar një mjet lundrues në vështirësi 68 milje detare në jug të vendit. Anija, me 100 emigrantë dhe dy trupa të pajetë në bord, po fuste ujë dhe ishte në një situatë rreziku. Anija e patrullës së Maltës njoftoi për këtë situatë qëndrën e koordinimit për shpëtimin në Maltë, dhe pastaj ka marrë në bord emigrantët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!