Autoritetet në Libinë lindore u kanë bërë thirrje gazetarëve që janë dyndur në qytetin Derna të shkatërruar nga përmbytjet pas demonstratës së mbrëmshme dhe djegies së rezidencës së kryebashkiakut nga qytetarët e zemëruar.
Protests have erupted in Libya following reports that the two dams that collapsed during the recent floods hadn't been maintained in 20+ years. Protesters burned down the house of Derna Mayor Abdulmenam al-Ghaithi.pic.twitter.com/kN4JMPWc8l
— Steve Hanke (@steve_hanke) September 18, 2023
Ministri i Aviacionit Civil i qeverisë tha se fluksi i madh i gazetarëve “pengon punën e ekipeve të shpëtimit”. Hishel Abu Skiëat tha se vendimi për të ndaluar gazetarët nga Derna nuk kishte lidhje me protestat në qytet.
“Është një përpjekje për të krijuar kushte më të mira për ekipet e shpëtimit që të kryejnë punën më mirë dhe me efikasitet,” shpjegoi Hishem Abu Skiëat.
“Numri i madh i gazetarëve është bërë pengesë për ekipet e shpëtimit.”
Mijëra qytetarë të zemëruar u mblodhën mbrëmë në sheshin përpara xhamisë ikonike Sahaba dhe më pas sulmuan rezidencën e kryebashkiakut Abdulmenam al-Ghaiti.
/abcnewsa.l