Në një operacion të përbashkët me shërbimet sekrete amerikane, policia bullgare ka arrestuar një burrë dhe një grua-të dy të punësuar në universitet.
Policia ka sekuestruar makineritë dhe kartëmonedhat, në euro dhe dollarë, të cilat prodhoheshin në një shtypshkronjë në Sofia. Vlera e parave false është 4 milion dollarë dhe 3 milion e 600 mijë euro, sipas zyrës së prokurorisë së Sofies.
Forcat e rendit tashmë po hetojnë pistën e organizatës ndërkombëtare: sipas hetuesve dy të dyshuarit janë pjesë e një organizate të tillë; që merret me trafikun e kartëmonedhave false në Ukrainë dhe Europën perëndimore.
Ata do të paguheshin 10 për qind të vlerës nominale të kartëmonedhave të prodhuara./abcnews.al