SHBA-të ndryshojnë strategjinë: Testohen për Covid-19, vetëm ata që kanë simptoma

schedule10:54 - 26 Gusht, 2020

schedule 10:54 - 26 Gusht, 2020

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA kanë ndryshuar udhëzimet për rastet se kur kërkohet bërja e testit për Covid-19.

Tashmë CDC nuk kërkon më testime për për shumicën e personave pa simptoma, edhe nëse ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me dikë që dihet se e ka virusin.

Më parë, agjencia rekomandonte se testimi ishte i përshtatshëm për njerëzit me ekspozim në kohët e fundit ose të dyshuar, edhe nëse ishin asimptomatikë, shkruan CNN, përcjell abcnews.al

Rekomandimet e përditësuara udhëzojnë tashmë që:

“Nëse keni qenë në kontakt të ngushtë (brenda 1.8 metrash) me një person të infektuar me COVID-19 për të paktën 15 minuta, por nuk keni simptoma, nuk është e nevojshme që ta kryeni domosdoshmërisht testin nëse nuk jeni një individ i cenueshëm ose ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor ose zyrtarët shtetërorë apo lokalë të shëndetit publik rekomandojnë që ta bëni.”

Ata që nuk kanë simptoma Covid-19 dhe nuk kanë qenë në kontakt të ngushtë me dikë të infektuar nuk është e nevojshme të testohen, thonë më tej udhëzimet e azhurnuara.

“Jo të gjithë duhet të testohen”, thuhet në faqen e internetit të agjencisë. “Nëse testoheni, duhet të vetë-karantinoheni/ izoloni në shtëpi në pritje të rezultateve të testit dhe të ndiqni këshillat e ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor ose një profesionist të shëndetit publik.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!