Autoritet greke kthejnë mbrapsht 40 punëtorë sezonalë në Kakavijë, njëri rezultoi pozitiv

schedule12:22 - 22 Nëntor, 2020

schedule 12:22 - 22 Nëntor, 2020

40 punëtorë sezonale janë kthyer mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavijë pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus.

Siç raporton gazetari Orgest Sako ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku punëtoret sezonalë ishin duke shkuar me autobus në Greqi.

Gjate kontrollit testues RAPID autoritetet greke zbuluan se një 56-vjeçar nga Fieri me inicialet G.M rezultoi pozitiv, ndonëse kishte në dorë analizën e negativitetit të bërë në një prej laboratorëve të specializuar në kryeqytet.

Kaq ka mjaftuar që i gjithë autobusi me punëtore sezonale të kthehet mbrapsht në Shqipëri pasi kjo është një procedure standarte që zbatohet në të tilla raste. g.v/abcnews.al