Autori i Strasburgut: Mora hak për vëllezërit sirianë

schedule11:06 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 11:06 - 13 Dhjetor, 2018

E përditshmja franceze Le Parisien shkruan se atentatori i tregut të Krishtlindjeve në Strasburg ka pranuar se ka vepruar në shenjë hakmarrjeje për vëllezërit e vrarë në Siri.

Atentatori i Strasburgut, Sherif Shekat, i ka thënë shoferit të taksisë që përdori për t’u larguar nga vendi i sulmit se kishte vrarë për t’u hakmarrë për vëllezërit sirianë të vdekur në Siri. Lajmi është publikuar nga franvcezja Le Parisien. Kjo e fundit shkruan se Shekat ka lënë të lirë shoferin e taksisë vetëm pasi ai i ka thënë se ishte musliman praktikant dhe lutej rregullisht.

Po sipas Le Parisien, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia  franceze ka gjetur një pistoletë të kalibrit 22, municione, thikë dhe një granatë. Por në banesën e tij nuk u gjet asgjë që e lidh atë me ndonjë organizatë ekstremiste dhe as simbole të ISIS. Por janë sekuestruar disa shkrime në arabisht. Le Parizien shton se tashmë nuk ka asnjë dyshim se sulmi është i llojit terrorist.

Pas ekzaminimit të pamjeve filmike por dhe nga të dhënat e mjekëve është bërë e qartë se ai ka goditur viktimat në kokë me një pistoletë të kalibrit 8. Ndërsa personat e goditur me thikë janë katër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!