“Autori hoqi tjegullat dhe hyri nga tarraca”, detaje të reja nga vjedhja e argjendarisë në Tiranë

schedule11:35 - 14 Mars, 2024

schedule 11:35 - 14 Mars, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga vjedhja e argjendarisë Gold&Gold në Tiranë. Gazetari Ervin Leka raporton se janë vjedhur sende me vlerë, të cilat kapin shumën 10 milionë lekë.

Sakaq, mësohet se një nga autorët ka hyrë nga tarraca e argjendarisë, ku ka hequr një pjesë të tjegullave dhe ka thyer gipsat.

Sipas një komunikimi me pronarët e argjendarisë, nuk ka rënë alarmi i vendosur, por kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur është kryer vjedhja.

Ndrëkohë, policia po punon për kapjen e autorit, përmes gjurmëve të gishtave që ai ka lënë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!