Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj thotë autorët të cilët dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, u takuan një muaj para se të ndodhte ngjarja këtë të mërkurë dhe kanë diskutuar në lidhje me këtë.
Gjatë një deklarate për mediat, Vocaj nënvizoi se nëse do të jetë e nevojshme, policia do të marrë masa për mbrojtjen e avokatit Sokol Mëngjesi dhe familjarëve të tij.
Vocaj u shpreh se një nga autorët të cilët sulmuan Mëngjesin, është duke u marrë në pyetje.
“Këta persona janë takuar një muaj para se të ndodhte ngjarja dhe kanë diskutuar lidhur me çështjen. Policia e Tiranës, i ka të organizuara shërbimet policore. Edhe në zonën e ish Bllokut, sidomos gjatë pasdites dhe gjatës natës, kemi prezencë më të shtuar. Patrulla jonë nuk ka qenë në afërsi të ngjarjes. Policia është vënë në dijeni nga telefonata. Jemi duke marrë aktualisht në pyetje, nuk mund të japim më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Nëse do të jetë e nevojshme, policia do të marrë çdo masë për sigurimin e vetë të dëmtuarit dhe familjarëve të e tij sipas procedurave ligjore”, deklaroi Tonin Vocaj./abcnews.al