“Autorët ishin në këmbë, kanë qëlluar rreth 20 herë”, flet i afërmi i Gentian Bejtjas, deri më tani 10 të shoqëruar

schedule11:08 - 5 Korrik, 2023

schedule 11:08 - 5 Korrik, 2023

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e kryer një ditë më parë në Krujë ndaj banesës së Gentian Bejtjas ku si pasojë ka humbur jetën kunati I tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe janë plagosur dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 10 vjeç.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se një nga të afërmit e Gentianit ka pohuar se për shkak të errësirës ka mundur që të shikojë vetëm hijet e autorëve të cilët ndodheshin në këmbë pasi makinën e kishin parkuar në rrugë.

Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjes për herë të dytë.

LEXO EDHE: Atentati në Krujë ndaj Gentian Bejtjas/ Lirohen vëllezërit Bami dhe Marklen Haka, çfarë deklaruan në dëshminë e tyre

Ndërkohë mësohet se në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 10 person të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkaq kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës së të hënës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas një person me precedent penal duke lënë të vdekur një 29 vjeçar që ishte kunat me Bejtjan.

Ndërkohë ky ishte atentati i tretë ku mendohet se ka shpëtuar Bejtja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!