Autorët i prenë rrugën, si u ekzekutua ish-anëtari i bandës së Lul Berishës në Durrës

schedule09:38 - 20 Mars, 2021

schedule 09:38 - 20 Mars, 2021

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Viktimë ka mbetur Edmond Koçi i njohur si ish-anëtar i bandës së Lul Berishës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16, Durrës rreth orës 08:40, pranë Drejtorisë Arsimore  Durrës. Ndaj 40-vjeçarit, i cili njihet ndryshe edhe si Edmond Çekiçi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i vdekur në vend.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Edmondi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i Edmondit për te pyetur çfarë po ndodh.

Lexo edhe: Vrasja e 40 vjeçarit në Durrës, gjendet një makinë e djegur në Sukth

Ndërkohë,  një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa të vjedhura  në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!