Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur, mbrëmjen e kaluar në Napoli, Itali. Carmine D’Onofrio, ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij në monmentin ku u qëllua, në zonën lindore të qytetit, pasi autorët i bën pritë. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 45 gëzhoja. Carmine D’Onofrio ishte djali jashtë martese i Giuseppe De Luca Bossa, nga ana e tij vëllai i Antonio De Luca Bossa, anëtar i lartë i klanit Camorra në rrethin Ponticelli të Napolit.
I burgosuri i përjetshëm Antonio De Luca Bossa, i njohur si “Tonino ‘o sicco” konsiderohet nga hetuesit si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Camorrës napolitane. g.v/abcnews.al