Një pikë karburanti në fshatin Fllakë në Durrës është grabitur paraditen e së dielës. Mësohet se dy persona kanë grabitur rojën e objektit. Sipas tij, personat i kanë drejtuar armën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8.50.
NJOFTIMI I POLICISË
“Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.” /abcnews.al/