Autorë të disa grabitjeve/ Vlorë, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët

schedule09:17 - 27 Mars, 2025

schedule 09:17 - 27 Mars, 2025

DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër krimeve ndaj pronës, vihet në pranga një shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëautore të dyshuara, për tre vjedhje banesash dhe një automjeti, në fshatin Fitore

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më herët, dhe falë veprimeve të mirëorganizuara hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur dokumentimi i tre rasteve të vjedhjes, në fshatin Fitore, Novoselë, ndalimi me iniciativë i njërit prej autorëve të dyshuar, si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, konkretisht:

U ndalua shtetasi:
• E. B., 31 vjeç, banues në Fitore.

Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit:
• G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera ku këta shtetas dyshohen se janë autorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!