Dy persona janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rulot”.
Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 6 raste të vjedhjes, të kryera në Dukat, Radhimë dhe Orikum, teksa janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 14.12.2024, në fshatin Dukat, kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e një shtetaseje dhe një rulot në pronësi të shtetasi, i cili u gjet dhe u sekuestrua.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit, konkretisht: Vjedhje të disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara dhe vjedhje të disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum.