Barcelona mori një barazim zhgënjyes sot ndaj Eibar në shtëpi dhe shkaktari kryesor ishte Ronald Araujo, i cili humbi një top në zonën e tij dhe shkaktoi një gafë të madhe, që i kushtoi fitoren ekipit të tij. Pas ndeshjes ai foli për mediet dhe shpjegoi gabimin.
“E vërteta është se është për të ardhur keq që nuk fituam, çka ishte më e rëndësishmja. Është një m*t, që nuk mund të pranohet. Është lojë e shpejtë dhe duhet të luash me mur me shokun tënd.

Unë nuk e pashë që sulmuesi ishte aq afer, ai e pikasi dhe pastaj është e veshtirë për ne sepse luajmë shumë lart dhe duke humbur topin në atë zonë është e vështirë të rikuperosh gabime”, u shpreh mbrojtësi. /abcnews.al


