Ivan Balliu dhe Keidi Bare do të luajnë sezonin e ardhshëm në La Liga, por listës së shqiptarëve në këtë ligë mund të shtohet.
Rey Manaj është në orbitën e Cadiz, sikurse raportojnë së fundmi nga Spanja.
Gazetari Ignacio de la Varga shkruan në Twitter se Cadiz ka pyetur për situatën e Nteka të Fuenlabrada dhe Rey Manajn, që është pjesë e Barcelona B.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare zhvilloi një sezon shumë të mirë sezonin e shkuar, duke shënuar 14 gola. /abcnews.al
El Cádiz ha preguntado por Nteka del Fuenlabrada y Rey Manaj del Barcelona B.
Dos opciones interesantes que están en agenda, de momento, solo eso.— Ignacio de la Varga (@Idelavarga) July 15, 2021