26 janari është një ditë e zezë për të gjithë fansat e basketbollit. Kobe Bryant, një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti, humbi jetën në mënyrë tragjike pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po fluturonte.
Amerikani u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, teksa të njëjtin fat të keq patën edhe tetë persona të tjerë, mes tyre edhe 13-vjeçarja Gianna, vajza e legjendës së NBA. Pilotit i është bërë autopsia dhe rezulton se ka qenë totalisht i pastër.
TMZ raporton se 50-vjeçari Ara Zobayan nuk ka përdorur drogë dhe alkool përpara nisjes për fluturimin e fundit. “Testet toksikologjike nuk zbuluan praninë e alkoolit ose drogave“, lexohet në raportin zyrtar.
Mjegulla ndikoi në këtë përplasje dhe të nëntë personat kanë humbur jetën menjëherë nga goditja e fortë. Autopsia e Bryant zbuloi se ai kishte pësuar dëmtime në të gjithë pjesët e trupit, ndërsa kishte Ritalin (simulues) në gjakun e tij, një ilaç që trajton hiperaktivitetin dhe rrit vigjilencën. /abcnews.al