Autonomia spitalore, Rakacolli: Pas dy vitesh përgatiten për autonominë menaxheriale

schedule18:33 - 30 Janar, 2024

schedule 18:33 - 30 Janar, 2024

Në një intervistë në “Special Report” në ABC Mira Rakacollli foli për vetëmenaxhimin e spitaleve, duke shpjeguar mënyrën si do të funksionojë kjo praktikë.

Rakacolli shpjegoi se fillimisht spitali përgatitet për autonominë menaxheriale.

“Autonomia spitalore është e plotë kur ka edhe autonomi financiare. Gjërat bëhen me ngadalë dhe hapi i parë është autonomia menaxheriale për të kaluar më pas tek autonomia financiare. Spitali përgatitet me këtë metodë menaxhimi, shikon se si mund të ketë menaxhim të mirë, dhe autonominë financiare do ta marrë pas dy vitesh. Kushtet janë të përcaktuara”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj interviste në studio, Rakacolli nënvizoi se në bazë të ndjekjes dhe performancës së spitalit në dy vite, vendoset edhe për marrjen e autonomisë financiare.

“Do të jetë një proces. Fillimisht duhet përmirësuar treguesit e performacës së spitalit ndaj qytetarit”, u shpreh ajo.

Rritja e pagave për mjekët

Mira Rakacolli: Kjo është thënë shumë më parë. Për këtë vit do të rriten pagat e mjekëve të përgjithshëm. Të gjitha do të fillojnë këtë vit, të gjitha fondet janë dhe lëvrimi do të fillojë atëherë kur është parashikuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!