Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ishin në Spitalin Memorrial në Fier ku diskutuan për Autonominë Menaxheriale.
Me marrjen e kartës së autonomisë, Spitali Memorial i bashkohet rrjetit model të menaxhimin modern të spitaleve.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se autonomia fuqizon sistemin shëndetësor.
“Autonomia menaxheriale, tani do testohet në 5 spitale të reja. Memorialin do t’i sigurojmë autonominë financiare. Do vazhdojmë punën për të rritur shkallën e ndërveprimit. Ky bashkëpunim këtu është kuptimplotë për këtë përzierje eksperiencash dhe energjish. Jeim duke përgatitur një bashkëpunim shumë të rëndësishëm. Para se të jemi 100 përqind të sigurt, më mirë të jemi të matur në prononcim. Nëse ky bashkëpunim do realizohet, do kalohet në një nivel tjetër. Gjatë kësaj dekade, ne të ndërtojmë sistem shërbimi shëndetësor, që të përballojë një kërkesë më të madhe në cilësi dhe sasi”, theksoi ai./abcnews.al