Muajin e kaluar, numri i regjistrimeve të makinave të reja në Gjermani u rrit për herë të parë këtë vit me 8.4 për qind krahasuar me shtatorin 2019.
Një total prej 265,227 automjetesh të pasagjerëve janë regjistruar, sipas të dhënave më të fundit nga Administrata Federale e Trafikut.
Mesa duket periudha e vështirë e krijuar në ekonomi nga pandemia nuk ka ndikuar në sektorin gjerman të automobilave. Kjo gjë pritet të ndikojë edhe në të gjithë shtetet e tjera europiane. l.k/abcnews.al