Automjeti përplaset me murin, një viktimë dhe një i plagosur në Shkodër

schedule20:01 - 6 Korrik, 2020

schedule 20:01 - 6 Korrik, 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Shkodër-Bardhaj. Njoftohet se rreth orës 17:20, drejtuesi i një automjeti tip “Alfa Romeo” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur.

Për pasojë një 28-vjeçare me inicialet L. H. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërsa i plagosur ka mbetur 42-vjeçari D. K.,  që po merr kujdes shëndetësor në spital. Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes. /abcnews.al/