Një automjet ka përplasur disa fëmijë përpara një shkolle në një qytet të Kinës, duke vrarë 5 fëmijë dhe plagosur 18 të tjerë. Kjo është bërë e ditur nga televizioni shtetëror kinez. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë një radhë fëmijësh që kalonte rrugën përballë shkollës ndërsa një automjet afrohet.
Më pas makina ndërroi korsi duke përfunduar në krahun e fëmijëve. Shoferi i mjetit është arrestuar. Nuk është akoma e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm të paramenduar. Kohët e fundit, Kina është përfshirë nga episode të shumta të këtij lloji.
Muajin e kaluar një person i armatosur përplasi disa kalimtarë me makinën e tij duke vrarë dy persona dhe plagosur 16 të tjerë. Ndërsa në Shtator, 11 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pasi një person shtypi ma kamionin e tij disa kalimtarë./abcnews.al