Automjeti përfshihet nga flakët në Gjirokastër

schedule09:44 - 18 Tetor, 2021

schedule 09:44 - 18 Tetor, 2021

Një automjet është përfshirë nga flakët  paraditen e kësaj të hëne në Gjirokastër.

Nga pamjet e siguruar nga abcnews.al shikohet se një automjet tip Benz, ka marrë flakë në ecje.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë:

Në datën 18.10.2021, rreth orës 09:20, njoftohemi se në aksin rrugor “Ura e Lumit” – “Lagjia Puntore”, në afërsi të një supermarketi, mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. R., ka marrë flakë.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /abcnews.al