Një automjet është rrëzuar në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Për pasojë dyshohet se mund të kenë humbur jetën në vend dy persona.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se ekipet në terren po përpiqen që të nxjerrin automjetin nga kanali.
Dyshohet se viktimat mund të jenë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja ndërsa automjeti është aktualisht i përmbysur.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. s.b/abcnews.al/