Një automjeti tip NISSAN me targa italiane është bllokuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia Kufitare e Kakavijës, teksa po hynte në territorin shqiptar nga Greqia.
Burime për abcnews.al konfirmojnë se mjeti është bllokuar pasi rezultonte i grabitur në Romë disa javë më parë.
Drejtuesi i automjetit A.B. 37 vjeç nga Napoli, Itali po hetohet në gjendje të lirë, pas denoncimit të regjistruar në Sektorin e Antitrafikut në Gjirokastër./abcnews.al