“Autokritika” e ministrit të jashtëm serb Daçi֛ç

schedule12:28 - 10 Nëntor, 2017

schedule 12:28 - 10 Nëntor, 2017

Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic mendon se Serbia ka probleme të mëdha në marrëdhëniet diplomatike pasi nënvlerëson disa shtete. Në një intervistë për televizionin serb TV Pink, Dacic konfirmoi se u referohet atyre vendeve që dikur ish presidenti Tito i vlerësonte dhe që ruajnë kujtime pozitive për marrëdhëniet me ish Jugosllavinë. Ai shtoi se nëse nuk shkon asnjëherë në Bangladesh për 20 vjet, atëherë vendi humbet aftësinë për të kuptuar cështje të rëndësishme që i përkasin Serbisë. Dacic shtoi se që nga viti 2008 deri në 2012-ën pavarësia e Kosovës është njohur nga 85 vende, por nga momenti që ai u bë ministër i jashtëm vetëm pesë vende e kanë njohur e madje njëri prej tyre e ka tërhequr njohjen.

Dacic e konsideroi si një fitore shumë të madhe të Serbisë vendimin e Prishtinës për të tërhequr aplikimin për anëtarësim në Unesco. Ai tha se ishte një plan i Deprtamentit amerikan të shtetit për të mbështetur Kosovën në këtë anëtarësim por Serbia i kishte mundur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Turqinë, Arabinë Saudite dhe jo Hashim Thacin apo Bexhet Pacollin. Dacic theksoi se Serbia e arriti këtë fitore duke biseduar, ngulur këmbë dhe duke e kërkuar me çdo kusht këtë gjë./abcnews

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!