FIER- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut”. Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi”, i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por pa të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.

