Autobusi muze, promovues i kostumeve tradicionale shqiptare

schedule16:28 - 14 Shtator, 2022

schedule 16:28 - 14 Shtator, 2022

Nga Leontina Nika

Edlira Sulaj është një artizane , e cila prej 3 dekadash i është përkushtuar riprodhimit të kostumeve tradicionale shqiptare. Kësaj here ajo ka gjetur një ide krejt origjinale për të promovuar punimet artizanale.  një autobus të thjeshtë e ka kthyer në një muze lëvizës.

Kjo ide thotë se i ka lindur prej kohësh, por këtë vit ajo e konkretizoi, që të shtegtoi përgjatë vijës bregdetare me muzeun lëvizës, me qëllimin e vetëm bërjen të njohur të traditës shqiptre për të huajt dhe veçanërisht për brezin e r i.

Autobusi tradicional është shndërruar në destinacionin e preferuar nga turistët të cilët kalojnë në pedonalen “Murat Toptani “.

“Kjo është një gjetje mjaft interesante, për mua është hera e parë që vij në Shqipëri, u dashuraova me kulturën tuaj e veçanërisht me traditat. Jam e lumtur që u rrëzua komunizmi këtu që të shijojmë këtë vend.”

“Është kënaqësi që jam këtu, ua rekomandoj çdo turisti që ta vizitojë këtë muze . Ka gjëra mjaft interesante, kostume shumë të veçanta plot ngjyra.”

Artizania thotë se përçimi i traditës tek brezi i ri është synimi i saj , ndaj këtë periudhe të vitit, ajo ka menduar që të punoj me shkollat për të kuptuar se si krijohet një kostum tradicional.

Në muzeun lëvizës prezantohet kostumet e krahinave të ndryshme të Shqipërisë,  mbi një shekullor si dhe riprodhimet duke ecur në gjurmët e tyre. Por një vend të veçantë i jepet edhe mjeshtërive si filigarmi apo punimeve ne dru. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!