Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë në Kroaci për shkak se kanë tentuar të trafikojnë një sasi prej 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kg kokainë.
Shqiptarët janë arrestuar në pikën kufitare Karasoviqi. Siç njofton sot Departamenti i Policisë Dubrovnik-Neretva, të mërkurën, më 14 dhjetor, në orët e mbrëmjes, dy burra të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas të Shqipërisë, i janë afruar kontrollit kufitar në hyrje të Kroacisë, Karasovići me një autobus pasagjerësh me targa kombëtare shqiptare.
“Autobusi ishte pa pasagjerë dhe drejtohej nga një 33-vjeçar, ndërsa një 41-vjeçar ishte shofer zëvendësues. Gjatë kontrollit kufitar, i cili u krye bashkërisht nga punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Kufitare Grudë me doganierët, janë konstatuar modifikime në kabinën e bagazhit, të cilat kanë sjellë dyshime për kontrabandë dhe është kërkuar një urdhër kontrolli”, njofton policia.
Më pas, në bazë të urdhrit të Gjykatës Komunale në Dubrovnik, të enjten është bërë kontrolli i autobusit dhe në fund të dyfishtë janë gjetur 10 pako të mbështjella me film transparent, të bëra nën dhomën e gjumit të shoferit. Siç u konstatua, pesë pako përmbanin heroinë, me peshë totale 5.4 kilogramë, ndërsa pesë pako të mbetura përmbanin kokainë, me peshë totale 5.6 kilogramë.
“U arrestuan dy shtetas shqiptarë dhe nga hetimi penal u konstatua se vendi i destinacionit të tyre ishte një nga vendet e Evropës Perëndimore, të cilin në interes të vazhdimit të hetimit penal nuk do ta emërtojmë për momentin. Për shkak të dyshimit se ata kanë kryer veprën penale të prodhimit të paautorizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të dyshuarit meshkuj së bashku me një kallëzim penal, mbrëmë vonë i janë dorëzuar mbikëqyrësit të kujdestarisë së kësaj drejtorie policore”, thuhet në policinë e Dubrovnikut.
/abcnews.al/