Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përplas me një kamion në Sllovaki ditën e sotme.
Sipas mediave vendase autobusi po transportonte nxënës të shkollave të mesme.
Ministri i Shëndetësisë Andrea Kalavska, i cili ishte në vendngjarje, tha se katër nga viktimat ishin fëmijë, por nuk i bëri me dije moshat e tyre.
Aksidenti ndodhi në Nitranske Hrnciarovce, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Bratislavë.
“Në këtë moment, mendimet tona janë me prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre,” tha Presidentja sllovake Zuzana Caputova. “Ne të gjithë shpresojmë që numri i viktimave të mos rritet.”
Kryeministri sllovak Peter Pellegrini e quajti ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”./abcnews.al