Autobusi i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga, lëndohet një pasagjere

schedule07:02 - 26 Tetor, 2021

schedule 07:02 - 26 Tetor, 2021

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician.

Autobusi i linjës Libohovë-Tiranë , ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar një pasagjere.

“Shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër”, thotë policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.