Drejtori i transportit dhe trafikut në Tiranë, Enton Punavija thotë për ABC News se me projektin e ri të bashkisë “Bus Rapid Transit” po ridizenjohen linja të reja urbane dhe stacionet e autobusëve.
Sipas tij nderhyrja e pare do të nisë për segmentin nga “Pallati me shigjeta” pranë zonës së 21-shit deri në kombinat.
Kjo do të ndihmonte në lehtësimin e lëvizjes së urbanëve dhe në shkurtimin e kohës së udhëtimit të pasagjerëve.