Autobusët e gjelbër në Tiranë/ Miratohet marrëveshja me BE dhe KfW për ‘transportin e gjelbër’

schedule19:16 - 20 Mars, 2024

schedule 19:16 - 20 Mars, 2024

Transporti publik në Tiranë do të transformohet brenda vitit. Marrëveshja është miratuar në mbledhjen e radhës së qeverisë dhe parashikon një  fond nga Bashkimi Europian nëpërmjet  grantit të  WBIF për Ballkanin Perëndimor dhe KfW gjermane  për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”.

Investimi  ka një vlerë totale prej 112 milionë euro dhe bashkëfinancohet nga BE, Gjermania dhe bashkia Tiranë. Në bazë të projektit të prezantuar më herët parashikohet modernizimi  i 145 stacioneve ku tabela elektronike do të tregojë itinerarin dhe orarin që autobuzi do të jetë në çdo stacion.

Më pas parashikohet  vënia në funksion e  autobuzëve të shpejtë elektrik në tre linja kryesore,  Tiranën e Re prej 21 km,  Kombinat – Kinostudio 17 km, dhe unazën   14 km.

Tre linjat e reja  pritet të sjellin një reduktim  me gati përgjysmë të kohës aktuale  të udhëtimit.

Janë rreth 55 km korsi të dedikuara autobusi dhe për të rehabilituar 145 stacionet përpos faktit që mjetet do të jenë 100 përqind elektrike.

Objektivi kryesor është reduktojë kohën e transportit në sektorin urban duke rritur numrin e pasagjerëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!