Autobusët e Durrësit të dëmtuar dhe pa kushte

schedule13:30 - 31 Maj, 2019

schedule 13:30 - 31 Maj, 2019

Transporti urban në Durrës nuk ka njohur asnjë ndryshim edhe pas rritjes së çmimit të biletës. Qytetarët thonë për ABC Neës se autobusët janë të dëmtuar dhe pa kushte, të njëjtën gjendje paraqesin edhe vendstacionet e tyre.

Në Durrës, qytetin e dytë më të madh në vend, autobusët urbanë janë totalisht të dëmtuar. Pjesa më e madhe e tyre janë të amortizuar dhe pa kondicioner, duke vështirësuar udhëtimin e qytetarëve, por edhe turistëve të huaj. Tre muaj më parë Këshilli Bashkiak Durrës miratoi me 10 lekë rritjen e çmimit të biletës. Gjithçka ndodhi pas ankesës që bënë operatorët për rritjen e shpenzimeve.

“Rritja e çmimit të biletës të transportit urban nuk solli asnjë ndryshim në përmirësimin e këtij sherbimi.

Qytetarët vijojnë te presin në stacione totalisht të dëmtuara, siç është edhe ky në të cilin ndodhemi, ndërsa autobusët nuk ofrojnë kushtet e duhura për një transport dinjitoz”.

Edhe përdoruesit e përditshëm të autobusëve thonë se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ne hyjmë që mos të na zërë shiu këtu”.

“Ato as kanë kondicioner asgjë, si me u fut në inkubator, kur të arrijnë temperaturat e larta aty s’durohet fare”.

Durrësi ofron gjashte linja shërbimi me 39 autobusë.

Gazetare ABC News: Enkeleda Arapi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!