Autobiografia e Princit Harry shkatërron marrëdhënien me vëllain e tij Princin William

schedule16:49 - 2 Janar, 2023

schedule 16:49 - 2 Janar, 2023

Një tjetër krisje mes Princit Harry me Princin William thuhet se do të ndodhë, si pasojë e botimit të një libri nga Duka i Sussex me titullin “The Reserve” më 10 Janar, duke shkaktuar kështu lëkundje të forta në familjen mbretërore britanike.

Marrëdhënia e Harry -t dhe William -it ” varet nga një fije”. Një burim i tha Sunday Times se “libri do të jetë më i keq nga sa e pret familja. Charles po e përballon më mirë këtë situatë nga sa pritej, por është e vështirë veçanarisht për William. “

Nuk janë të paktë ata që besojnë se dy princat nuk do të mund të rindërtojnë kurrë marrëdhënien e tyre, e cila tashmë është dëmtuar që kur Harry dhe Meghan vendosën të largohen nga familja mbretërore.

Sipas raportimeve, Harry pritet të trajtojë se sa i padrejtë ndihet që i është dashur gjithmonë të luajë një rol dytësor ndaj vëllait të tij, i cili është trashëgimtari i monarkisë. Gjithashtu, lexuesit do të mësojnë detaje për një sherr mes dy vëllezërve.

Fillimisht dokumentari dhe tani libri

Autobiografia e shpallur prej kohësh do të publikohet pas përfundimit të dokumentarit të tyre në Netflix, në të cilën Meghan dhe Harry zbulojnë më shumë për marrëdhënien e tyre. Në të njëjtën kohë, informacionet tregojnë se Megan po planifikon të publikojë edhe kujtimet e saj.

Sipas një burimi, Dukesha e Sussex -it “po konsideron të jetë plotësisht e sinqertë për kohën e saj mes familjes mbretërore ” dhe të mos lërë asgjë pa thënë.

Në vitin 2021, dyshja thuhet se nënshkroi një marrëveshje me katër libra me Penguin Random House. Princi Harry thuhet se ka marrë një paradhënie prej 20 milionë dollarësh për  “The Reserve”. Meghan Markle tashmë ka publikuar librin e saj për fëmijë ‘‘ The Bench’’ me të njëjtin botues dhe çifti thuhet se po punon për një libër ‘‘wellness’’. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!