Auto-bombë në shkollën e policisë

schedule08:15 - 18 Janar, 2019

schedule 08:15 - 18 Janar, 2019

Një autobombë ka shpërthyer të enjten në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota’, duke vrarë 20 persona. Shpërthimi ndodhi në perimetrin e shkollës së policisë, në jug të qytetit, në 16:30 me orën tonë. Të paktën 54 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklaruan se, automjeti i mbushur me eksploziv hyri në kompleksin e akademisë dhe shpërtheu fare pak momente pasi kishte përfunduar një ceremoni për diplomimin e disa kadetëve.

Presidenti i vendit Ivan Dukue e klasifikoi episodin si një sulm terrorist dhe ndërpreu një tur që po zhvillonte në perëndim të vendit. Mediat lokale shkruajnë se në Kolumbi nuk ka patur një atentat të tillë të paktën në 9 vitet e fundit.

Grupi i rebelëve të FARK nënshkroi një marrëveshje paqeje me qeverinë në nëntor të vitit 2016 dhe që prej atëherë është kthyer në një parti politike me të njëjtin emër. Lideri i saj e dënoi sulmin me një postim në Twitter./abcneews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!